75 Mall Live Search
13:33 / E Hënë, 14 Prill 2025 / mp

Haradinaj: Gjykata Speciale po zhvlerëson Kosovën dhe UÇK-në

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Gjykata Speciale ka qëllim zhvlerësues ndaj shtetit të Kosovës dhe UÇK-së.

Ai këtë e tha sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

“Kjo gjykatë ka qëllim me e zhvlerësu të gjitha vlerat e shtetit të Kosovës dhe vet UÇK-së”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.