12:04 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj-Halitit: A je në gjumë?

Kryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit teksa po votohej mocioni që ligjet për FSK-në të hyjnë në rend ditë të parat.

Pasi që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “Përsërite votimin, a je në gjumë a çka”?

Por reagimi i Halitit ndaj kryeministrit Haradinaj ishte i ashpër duke i thënë “Kqyri punët tua”.

“S’ka nevojë kryeministri të më tregojë punët e Kuvendit, unë nuk jam argat i askujt e as i Qeverisë”, i tha Haradinajt Haliti.