Haradinaj homazhe te shtatorja e Hasan Prishtinës: Mbetet figura më emblematike e vendit!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Vushtrri, ku ka bërë homazhe te shtatorja e Hasan Prishtinës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se është përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Hasan Prishtina mbetet figura më emblematike e Kosovës, që jetën, pasurinë dhe intelektin e tij, e shkriu për lirinë e popullit shqiptar.
Në nderim dhe kujtim të kësaj vlere kombëtare, sot bashkë me Kryetarin Xhafer Tahiri, bëra homazhe te shtatorja e “Hasan Prishtinës” në Vushtri.
Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar! /Indeksonline/


