75 Mall Live Search
21:33 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Hotit: Nëse nuk i beson Selim Selimit as unë nuk të besojë ty

I ashpër ka qenë Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së duke kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë. Ai ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksander Vuciq, transmeton IndeksOnline.

“Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksander Vuciqit që tash e ka përvojën e parë e me lënë jashtë takimit Selim Selimi”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se është kundër që Kosova të shkoj në një dialog të tillë çfarë po e bën Bruskeli zyrtar, duke këshilluar kështu Hotin që të bëj një kthim prapa në këtë proces.

Akuzat e Haradinajt shkuan edhe më tej, duke thënë se Kosovës i ka humbur vite të shumta presidenti Hashim Thaçi në këtë proces dhe se të njëjtë po e bën edhe Hoti bashkë me LDK-në. Haradinaj ka thënë po ashtu se për emërimin e Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit për dialogun me Serbinë, nuk kishte ditur asgjë më parë para se të bëj publike në medie.

Haradinaj tha nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si kyçet.

” Çështja e parë ka të bëjë me dinamikën kohore, po u them qytetarëve të Kosovës, popullit të Kosovës, nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, Amerika nuk ka si të kyçet”.

“Ne jemi duke e bërë të pamundur të marrim rol, të kryejmë punë, ne po shkojmë me dinamika të Evropës që janë shumë të ngadalshme, që mund të na mbajnë 100 vite kështu”./IndeksOnline /