Haradinaj humb besimin te liderët e BE-së, nuk e di se çfarë tjetër mund të kërkojnë për liberalizim
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka humbur besimin tek liderët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shkruan Indeksonline.
Ai në konferencën për media, ka thënë se është bërë e vështirë të iu besojnë evropianëve, për shkak se janë duke ndryshuar vazhdimisht kërkesat e tyre drejtuar Kosovës.
“Qysh me i besu evropianëve se njëherë na ka thanë dialogun tash na thojnë taksën, ku me ditë çka na thonë më tutje, është bërë shumë vështirë me iu besu. Ne po punojmë rreth kësaj teme në shumë drejtime, tani presidencën BE e ka Rumania është pozitive sa i përket kësaj çështje”, tha Hardinaj. /Indeksonline/