Haradinaj i bindur: Fitore pa balotazh për Ardian Gjinin

Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Ardian Gjini do të fitojë pa balotazh në Gjakovë, në zgjedhjet e nesërme lokale.
Haradinaj e shoqëroi Gjinin në tubimin e sotëm përmbyllës të fushatës dhe ishte dëshmitar i mbështetjes që AAK-ja mori ngas qytetarët.
“Gjakova, aty ku sot e mbyllim fushatën zgjedhore, vulosi fitoren e Ardian Gjinit pa balotazh. Mbështetja e jashtëzakonshme për Aleancën, e dëshmuar në çdo qytet gjatë kësaj fushate, është garancia e fitores sonë, në komunat ku tashmë qeverisim dhe në ato ku do të zgjerojmë hartën e qeverisjes.
Nesër, më 12 tetor, vota për Aleancën është votë për Gjakovën që bën Dritë dhe për secilën komunë të Kosovës!” u shpreh Haradinaj.