21:12 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj i gatshëm për oferta koalicionesh: Nëse Kurti ka ndonjë ide se çka ndodh më tutje, do ta shqyrtojmë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është i gatshëm që të dëgjoj oferta koalicionesh nga subjektet tjera.

Sipas tij nëse Kurti apo LVV vjen me një ide se çka duhet të ndodh më tutje, atëherë do ta shqyrtonte, tha ai për Klan Kosovën.

“Nëse zotëri Kurti apo Vetëvendosje do ta kishte ndonjë ide se çka duhet të ndodh më tutje do ta shqyrtojshim, mirëpo zotëri Kurti nuk na ka ftuar deri më tani as për konsulta as për asgjë. Nëse një palë tjetër na fton për konsultë në rastin konkret ose LDK ose kushdo që e merr mandatin, në këtë rast i takon LDK-së mbase radhës edhe ne do të kishim pasur ta shqyrtojmë se çka të bëjmë.”, u shprehë./Indeksonline/