Haradinaj i gëzohet suksesit të Majlindës: Edhe një triumf tjetër për t’u admiruar i xhudistës sonë
Kampionia jonë Olimpike, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Për suksesin e parë për këtë vit e ka duartrokitur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
“Edhe një triumf tjetër për t’u admiruar i xhudistës sonë, e cila fitoi të artën në Grad Prix të Tel Avivit”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Edhe një triumf tjetër për t’u admiruar i xhudistës sonë, e cila fitoi të artën në Grad Prix të Tel Avivit. Të lumtë, Majlinda! ???
RH