75 Mall Live Search
11:32 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: I kam parë në punë, në sfida të përditshme e përballje, unë i besoj Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e fundvitit, ku janë theksuar sukseset dhe sfidat e vitit që po lëm pas.

Ka marrë pjesë në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Pas kësaj ceremonie, Haradinaj deklaroi se i beson Policisë së Kosovës dhe se është i lumtur që Kosova dhe institucionet e vendit kanë treguar kujdes dhe e kanë kthyer fokusin në pozitën e PK-së, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, ai tha se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm të madh të përgjegjësisë në rendin publik e siguri.

Postimi i plotë:

Unë i besoj Policisë së Kosovës.

I kam parë në punë, në sfida të përditshme e përballje, në sigurim të rendit publik. Janë për admirim dhe meritojnë respektin tonë!

Sot, në pritjen për fundvit në Policinë e Kosovës, me shumë krenari fola për policinë tonë, policinë e secilit qytetarë pa dallim.

Isha aty për ta nderuar punën e polices dhe policit në përmbyllje të një viti të suksesshëm në rendin publik, qetësinë, sigurinë e jetës dhe pronës.

Jam i lumtur që Kosova dhe institucionet e vendit kanë treguar kujdes dhe e kanë kthyer fokusin në pozitën e policisë së Kosovës që të kenë vëmendjen që meritojnë në pagat, në koeficientet e rrezikshmërisë, orët shtesë dhe çështje tjera kyçe për integritetin profesional të policit. Ende ka punë për t’u bërë dhe nuk do të ndalemi.

Meritorë të suksesit të Policisë së Kosovë, jeni ju të gjithë qytetarë që i besoni misionit human të këtij institucioni.

Policia jonë, ka treguar profesionalizëm të madh të përgjegjësisë në rendin publik e siguri dhe i inkurajoj që këtë përgjegjësi ta ndjejnë edhe në të ardhmen.

Respekt dhe krenar!

RH