Haradinaj i kërkoi debat televiziv Kurtit, qeveria i kthen përgjigje

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kërkuar debat kryeministrit Kurti.
Nuk ka vonuar shumë dhe Qeveria e Kosovës i ka kthyer përgjigje Haradinajt.
“Me 24 maj, kryeministri Kurti e pati shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajt në mungesë të deputetëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seacë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë, më 24 maj.
Tashti, ftesa e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për debat me kryeministrin Kurti, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse pakënaqësi me shikushmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai. Sigurisht që sjellja e kryeministrit Kurti në të njëjtin kuadër televiziv do ta ndryshonte këtë” thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu./Indeksonline/