75 Mall Live Search
12:08 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Haradinaj i kërkon Qeverisë të shpërndahen pagesat për sektorin e bujqësisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të marrin masa në implementimin e plotë të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për Pagesat Direkte për bujqësi dhe të shpërndahen pagesat e rregullta direkte për vitin 2021.

Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës po e dëmton sektorin e bujqësisë, si sektor bazë i ekonomisë, që edhe në kushte normale do të kishte shkaktuar regres në ekonomi, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Moszbatimi i plotë i Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, përkatësisht i Vendimit të Qeverisë nr.06/58 të datës 14.01.2021, pika 1.7., MASA 7, sipas kritereve dhe procedurave të Programit për Pagesat Direkte për bujqësi, në vitin 2021, ka shkaktuar revoltë te përfituesit e kësaj ndihme. Gjithashtu Qeveria e Kosovës nuk i ka shpërndarë grantet të cilat agrobizneset i kanë përfituar përmes shpalljeve publike dhe transparente.

Për më tepër, kjo Qeveri ka vonuar për dy muaj Pagesat Direkte në bujqësi, pagesë të cilën bujqit dhe blegtorët e kanë të garantuar me ligj (Ligji Nr . 03/L-098 dhe Ligji Nr . 04/L-090). Çfarëdo ndryshimi apo ristrukturimi në këtë gjendje dhe me këto vonesa është i pa arsyeshëm pasi që pamundëson veprimtaritë bujqësore. Qasja e Qeverisë së Kosovës po e dëmton sektorin e bujqësisë, si sektor bazë i ekonomisë, që edhe në kushte normale do të kishte shkaktuar regres në ekonomi.

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të merr masa në implementimin e plotë të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për Pagesat Direkte për bujqësi dhe gjithashtu t’i shpërndajë menjëherë pagesat e rregullta direkte për vitin 2021, që mos të e pamundësoj edhe më tutje funksionimin e aktiviteteve bujqësore, të cilat do të kenë efekt negativ zingjiror në të gjithë ekonominë e vendit.