Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit: As VV-ja pa listën “Guxo” dhe Alternativën nuk do ta kalonte pragun

Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj para fillimit të senacës konstituive ka thënë se pret një reflektim nga Vetëvendosja për zgjidhjen e situatës, sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj tha se edhe Glauk Konjufca po të ishte kandidat për kryeparlamentar, do ta votonin. Ndësra i pyetur se a do ta votonte Fatmir Limajn, Haradinaj tha se nuk kanë marrë ende një qendrim rreth kësaj, pasi që nuk kanë diskutuar për këtë në parti.
“Kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje, do të japim votën për kandidatë të VV-së, të cilët janë unifikues. Ne po vijmë me shpresë që na jep një zgjidhje VV-ja. Jemi në një situatë jo të mirë. Shpresojë që do të ketë reflektim nga VV-ja”, tha Haradinaj.
Ndërsa i ka komentuar dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ditë më parë ka thënë se po të mos ishte Nisma, AAK-ja në zgjedhjet e fundit nuk do ta kalonte pragun. Haradinaj tha se as VV-ja s’do ta kalonte pragun, pa listën “Guxo” dhe Alternativën.
“Koalicionet janë për përfitime. As VV-ja pa listën “Guxo” dhe Alternativën nuk e kish kalu pragun”, tha Haradinaj./Indeksonline./