75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / AR

Haradinaj i ngjitet majës së Lubotenit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot i është ngjitur majës së Lubotenit që gjendet në Malet e Sharrit.

Kështu ka njoftuar ai përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, shkruan Indeksonline.

Maja e Lubotenit është maje e maleve të Sharrit, ndodhet në pjesën perëndimore të Kaçanikut dhe është 2,498 metra i lartë.

Haradinaj ka dëshmuar që është një merakli i shëtitjeve në natyrë dhe aktivitetit fizik, ku shpeshherë kemi parë imazhe që ka publikuar në rrjete sociale.