75 Mall Live Search
18:28 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / MSH

Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Albin Kurti, në ftesën e këtij të fundit për takim pune.

Në letrën e dërguar thuhet se tema e kësaj ftese bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare.

“Z. Besnik Tahiri, i cili e udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë të tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet parlamentare për zbatim” thuhet në letër.

Ai madje i ka thën Kurtit se nëse ka ndonjë temë tjetër, atëherë mund të diskutohet në një kohë tjetër, raporton Indeksonline.

Paraprakisht, PDK-ja iu përgjigj pozitivisht ftesës së Kurtit, ndërkaq LDK-ja ka refuzuar.