Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e dr. Nijazi Ahmeti, ngushëllon familjen

Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ngushëlluar familjen Ahmeti për vdekjen e dr. Nijazi Ahmeti.
Haradinaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e tij.
“Do e kujtojmë gjithherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë”, shkruan ai.
Tutje, Haradinaj ngushëllon familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën.