Haradinaj i reagon Kurtit: “Ma kujton atë shprehjen popullore kur “hajni bërtet kapeni hajnin”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj thotë se është e dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët.
“Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur ‘hajni bërtet kapeni hajnin’!”, tha ndër të tjera Haradinaj.