12:47 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Haradinaj i reagon Kurtit pas vendimit për shkarkim të bordit të ShSKUK-së: Kjo qeveri ka parim të vetëm mashtrimin

Ish kryeministri Haradinaj i ka reaguar përmes një postimi në facebook, kryeministrit në detyrë Albin Kurti për shkarkimin e bordit të ShSKUK-së, duke thënë se ky veprim shpërfaq fytyrën e vërtet të  kësaj qeverie e cila ka parim të vetëm mashtrimin.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria në ikje sot në kohë epidemie gjatë kohës kur qanë e çirret se të tjerët po sulmojnë padrejtësisht, merr vendimin më të rrezikshëm menaxhues duke vënë në rrezik tërë popullin. Sot kjo Qeveri e mashtrimit shkarkon bordin kinse politik të ShSKUK-së për ta zëvendësuar me këshilltarin POLITIK të Ministrit, kandidatin për deputet të Vetëvendosjes, Mirsad Shkretën.

Epidemia po politizohet nga kjo Qeveri mbi supet e shëndetit të popullit. Kryeministri i shkarkuar me mbi 2/3 të Kuvendit, vazhdon me shkarkime. Ja fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila parim të vetëm ka mashtrimin. Kjo është shkapje për kapje!

RH