Haradinaj i tronditur me aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka shprehur ngushllime për ata që kanë humbur jetën në aksidentin e sotëm në Kroaci.
Haradinaj ka thënë se ndjehet i tronditur nga ngjarja dhe se bashkëndjen me familjarët e atyre që kanë humbur jetën, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Postimi i plotë:
I tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë.
Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij.
RH