75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj i tronditur nga aksidenti në Gjilan

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi në Gjilan.

Haradinaj është shprehur i tronditur nga tragjedia, duke i shprehur ngushëllime familjes së personit i cili humbi jetën.

Kryeministri i vendit u bëri thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshëm për ta hetuar rastin dhe për të parandaluar që rastet e tilla të ndodhin në të ardhmen, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Thellësisht i tronditur nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit, ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan.

Familjes së personit që ka humbur jetën i shprehim ngushëllimet më të sinqerta derisa të lënduarve shërim sa më të shpejt.

Nga informatat që kemi marrë, kuptuam se aksidenti ndodhi pasi një kamion për shkak të problemeve teknike, ka aksidentuar 8 vetura dhe kalimtarë të rastit.

U bëjë thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për të parandaluar që rastet e tilla të ndodhin në të ardhmen.

Qeveria e vendit, institucionet përkatëse, janë në gjendje gatishmërie për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, për të prekurit nga kjo tragjedi.

RH