Haradinaj i tronditur nga lajmi për vrasjen makabre të një gruaje në hapësirat e QKUK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradnaj ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 35 vjeçare në hapësirat e QKUK-së
Haradinaj, në Facebook ka shkruar se ky akti shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.
Postimi i plotë i Haradinajt:
I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK.
Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore.
Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë.
Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.