19:38 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: I tronditur që një mësues dhe një polic të abuzojnë seksualisht me një të mitur!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas abuzimit të dyfishtë të vajzës së mitur nga Drenasi.

Haradinaj ka thënë se ndihet i  i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojë me një të mitur, transmeton Indeksonline.

Nga ana e tij, ai ka përgëzuar për reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve.

“Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve. Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin raster dhe të raportojnë dhunuesit.

RH