Haradinaj i zhgënjyer me PDK-në, nuk dëshiron koalicion për qeverisjen e ardhshme
Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Ramush Haradinaj ka folur edhe për zgjedhjet, ku ka deklaruar që nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me PSD-në dhe Nismën.
“Nuk e përjashtojmë mundësinë për të bërë koalicion me PSD-në dhe NISMËN”, ka thënë ai.
Ndërsa, Haradinaj ka theksuar se nuk janë të interesuar për koalicion me PDK-në, LDK-në dhe VV.
Ndryshe, vendi parashihet të shkojë në zgjedhje të parakohshmë me 8 shtator, kjo pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i Kryeministrit./Indeksonline/