Haradinaj ia lëshoi postin e deputetit, Dreshaj: S’kam informata!

Daut Haradinaj pak më parë njofoi se ka hequr dorë nga posti i deputetit, pozitë të cilën tregoi që do ia lëshojë Shemsedin Dreshajt, shkruan Indeksonline.
Por Dreshaj në një prononcim për Indeksonline tha se ende nuk i është dhënë ndonjë informatë zyrtare lidhur me këtë.
“Këtë informatë unë nuk e kam ende. Ende nuk më është dhënë informatë zyrtare“, tha shkurt ai.
“Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend.
Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë.
Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/