Haradinaj ia uron përvjetorin e Pavarësisë krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Specialja

Ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ia ka uruar përvjetorin e pavarësisë, krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hage.
Haradinaj është shprehur i bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare dhe në pafajësinë e tyre.
Ai beson që shpejt do e vërtetoj drejtësia.
Postimi i Haradinajt:
Në mungesë të padrejtë, Urime Pavarësinë e Kosovës çlirimtarëve që mbahen në Hagë.
I bindur në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe në pafajësinë tuaj që besoj që shpejt do e vërtetojë drejtësia.