Haradinaj: Investimi në energji sjell përfitime afatgjata dhe ul kostot për qytetarët
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka theksuar se energjia është produkti më i kërkuar sot dhe investimi më i sigurt për të ardhmen.
Ai tha se prodhimi i energjisë nga vetja ul kostot për qytetarët, forcon ekonominë dhe kthimi i investimit bëhet brenda 5 viteve, me përfitime afatgjata.
“Energjia është produkti më i kërkuar sot dhe investimi më i sigurt për nesër. Kur prodhon vetë, ul koston për qytetarin dhe forcon ekonominë. Me investim të mençur, kthimi bëhet brenda 5 viteve, ndërsa përfitimi mbetet afatgjatë”, tha Haradinaj në RTK.

