10:02 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin që janë pjesë të “Fox Marble”.

Në këtë takim është bidesuar për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend, shkruan Indeksonline.

“Sot kam pritur Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend. Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Në vazhdën e takimeve për ta fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të mbështetur investimet e huaja në vend, sot kam pritur Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend. Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit.

RH