75 Mall Live Search
11:35 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj iu drejtohet me disa fjalë përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u është drejtuar me disa fjalë përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij.

Ai ka thënë se i ka përcjellë vazhdimisht këshillat, vërejtjet dhe mospajtimet që ia kanë shprehur, andaj siç ka shkruar Haradinaj, edhe i ka marrë parasysh ato në punën e tij, transmeton Indeksonline.

Kryeministri ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, për shkak të pamundësisë për t`iu kthyer përgjigje të gjithëve si pasojë e dinamikës së punës.

Më poshtë gjeni shkrimin e tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës e kundërshtarë të mi,
Gjithë këto ditë kam pranuar me mijëra mesazhe prej jush, që nga ato të përkrahjes së parezervë ndaj meje dhe veprimeve të mia si Kryeministër, e deri te këshillat, vërejtjet apo mospajtimet tuaja.
Dua t’iu siguroj se i kam lexuar të gjitha me vëmendjen më të madhe dhe sigurisht se do t’i kem parasysh në punën time!
Zëri i juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme në punën time!
Por e kërkoj mirëkuptimin tuaj për pamundësinë që tu kthej përgjigje secilit veç e veç!
Dinamika e punës ma ka pamundësuar një gjë të tillë!
Me respekt,
Juaji Ramush Haradinaj