Haradinaj: Izet Mexhiti erdhi nga Maqedonia për t’i kërkuar Adem Hoxhës votën për koalicionin e LVV-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arsyetuar marrjen në grupin parlamentar të deputetit goran, Adem Hoxha.
Haradinaj tha se, megjithatë, Vetëvendosja kishte shtyrë zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut që ta bindte Hoxhën të bashkohej me koalicionin e LVV-së.
“Për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, për ndryshimin, Adem Hoxha kishte votuar për zonjën Vjosa Osmani për presidente. Kurti e ftoi në takim dhe i ofroi bashkëpunim. Për bashkëpunim, unë kam ofruar të gjithë deputetët e pakicave joserbe. Është e vërtetë që e asociojmë Hoxhën me listën serbe. Fëmijët e tij shkojnë në shkollë shqip, gruaja e tij është nga Dragashi”.
Haradinaj shtoi se situata është interesante pasi, siç tha ai, Izet Mexhiti kishte ardhur nga Maqedonia për t’i kërkuar votën Adem Hoxhës dhe këtë e kishte bërë nëpërmjet Albinit.