21:21 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryeministri: Jam dëshmitar i gjallë, kurrë më mirë marrëdhëniet Kosovë-Amerikë nuk kanë qenë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur se si janë marrëdhëniet mes tij dhe udhëheqësve të tjerë të institucioneve të vendit.

Ai tha se marrëdhëniet mes institucioneve i ka obligim, si me Kryeparlamentarin, si me Presidentin apo kryeministrin shqiptar dhe se nuk guxon t’i këpusë këto marrëdhënie në mënyrën se si janë të bazuara në Kushtetutë.

“Mendimin dhe programet si zbatohen nuk i kam obligim, kam obligim të mbrojtë Kushtetutën e vendit.Çdoherë e mirëpres kur Presidenti është pjesë në Akademi Përkujtimore apo ngjarje të ndryshme mirëpo në këto temat e interesit nacional jam i kënaqur dhe i gezuar që i kam lënë duarthatë të gjithë ata. Jo për hatër timin po për hatër të këtij vendi”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë shqiptarë që thau a je për me marrë Preshevën e që thotë jo.

“Nuk jemi copë-copë mes veti,unë në kontratë e kam Kushtetutën me e mbrojtë, s’kam kontratë personale me askënd, kontrata është Kushtetuta e vendit, integriteti territorial, ,kufijtë e kam detyrë me i ruajtë nga gjithkush.Këtë e kam bërë nëse dikush e ka problem këtë, punën e madhe. Nëse na përputhet pikëpamja me një temë bëhem bashkë me gjithkënd, por nëse del kundër integritetit pse me u bë bashkë me të?Unë i kam vëllezër atje të gjithë shqiptarët, në Shqipëri e Maqedoni, lëvizje të majta e të djathta, por qëndrimet e kryeministrit të Kosovës janë të ndryshme. Duhet edhe Edi Rama ma e dit se si i qaset çështjeve. Ideja për ndarja ka vdek në Berlin. Pra kanë vdek të dyja edhe taksa edhe ideja për kufijtë”, tha Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Kryeministri i vendit shtoi se nuk mundet me ndodhë diçka në Ballkan pa Washington-in.Me dal me thënë se nuk e ka pyet kush Amerikën nuk bën, pra lërni këto fjalë.

“Një marrëveshje duhet të jetë implementuese, në Kosovë nuk mundesh asgjë pa vullnetin e këtij populli. Mirë që u gjetë zgjidhja sepse kem duke hy në luftë civile, duhet të respektohet e drejta e popullit, me territor me gjithçka. Kush rri brenda rregullave u ndihmon vendi, kush del dihet që…Unë jam rrokë për Klanin 6 pikësh në atë kohë, nuk janë amerikanët me e nda Kosovën, i kanë lënë njerëzit të luajnë me idetë e tyre por jo, nuk e ndan Amerika kurrë Kosovën, i fundit që e ndanë Kosovën është amerikani. I kanë lënë me u sill e me u pështjell, por a po besoni që nëse s’kish qenë Amerika ish ndal kjo ide a? Nuk besoj që mendojnë njësoj edhe ata që kanë thënë atëkohë për ndarjen. Unë jam dëshmitar i gjallë sot, kurrë më mirë marrëdhëniet Kosovë-Amerikë nuk kanë qenë, kurrë substancë të tillë të besimit nuk ka pas. Normal se Ambasada e Amerikës na jep vërejte të sinqerta për çdo gabim dhe i mirëpresim. Por kurrë më të mira më të qëndrueshme, marrëdhëniet nuk kanë qenë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinaj ka mekanizma lobues për ndarje të Kosovës, por është vështirë të hyhet brenda diskutimeve që janë bërë nga pala lobuese.

“Nuk mund të them se a është bërë lobimi pro a kundër, por kam dëgjuar që janë shpenzu pare për t’u përkrahur ideja e ndarjes së Kosovës dhe mendoj se i kanë ngritë te mediat në Shqipëri e në Kosovë”, përfundoi Haradinaj./Indeksonline/