18:47 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Jemi me SHBA-të dhe BE-në, AAK nuk i ndërron fjalët e veta!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë që po mbahet për 19 vjetorin e themelimit ka folur për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Ai në një fjalë rasti ka thënë se SHBA-të e kanë përkrahur dhe vazhdojnë të përkrahin Kosovën edhe tani, raporton Indeksonline.

Sipas tij, nuk është marre të thuhet se Kosova në planin global është me SHBA-në.

 “Edhe Evropa duhet ta kuptojë se jemi Evropë. Është edhe në interesin e tyre. Ne i takojmë edhe botës. Bota jonë është Amerika. Amerika ke me ne në ditë të vështirë, po rri me ne, është me ne”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se njerëzit e partisë së tij janë shembull se si mbahet fjala.

 “Nuk dua të ndërrojmë qëndrimet tona përditë. Kur jep fjalën Aleanca, Aleanca i qëndron prapa fjalës së vetë”, ka thënë ai. /Indeksonline/