Haradinaj: Jemi pro rrëzimit të Qeverisë Kurti

Kreu i LDK-së Isa Mustafa është takuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka deklaruar se është pro rrëzimit të qeverisë Kurti.
“Nuk kemi dizajnuar hapat e mëtutjeshëm, kryesisht kemi qenë tek mocioni. Ditët në vijim, inicuesi i mocionit do ta parashtrojë atë, nga sot përkrahjen mocionit do t’ia japë edhe AAK”, tha Haradinaj.
Ky takim erdhi pak minuta para takimit të grupit parlamentar që të pajtohen për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti./IndeksOnline/