22:44 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj jep lajmin e rëndësishëm, në këtë muaj liberalizohen vizat dhe formohet ushtria

Pak ditë pasi kosovarët do të festojnë dhjetëvjetorin e pavarësisë, ata do të marrin dy lajme që i kanë pritur gjatë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë për RTK se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm.

Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.

Madje muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen.

Për këto dy çështje dhe shumë të tjera, kryeministri do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.

Është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, sipas kryeministrit ka një afat kohor e që është marsi.