75 Mall Live Search
21:05 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj ka një mesazh interesant për komandantin serb që tha se ushtria ruse e përkrah Serbinë

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së komandantit të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, i cili kishte thënë se serbët kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Haradinaj i ka thënë komandantit të ushtrisë serbe se edhe Sllobodan Millosheviqi kishte mendaur njësoj por që në fund atij llogaritë i kishin dalur gabim.

“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

 “Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime”

Milan Mojsiloviq ka nxitur reagime në Kosovë për shkak të një deklarate të tij e cila i ngjante më shumë kohës së regjimit jugosllav.

Mojsiloviq, i cili ishte në një vizitë zyrtare në Moskë, tha për mediat se ata, së bashku me rusët, kanë analizuar specifikisht situatën në Kosovë.

“Ne kemi marrë mbështetje nga ushtria ruse në mënyrën se si i kemi marrëdhëniet me Kosovën. Ne jemi të interesuar në sigurinë e serbëve”, ka thënë ai.