Haradinaj kërkon dinamikë të shtuar, që etapa e dytë e ERA-së të përmbushet në afat optimal
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se dinamika e shtuar në qeverisje ka intensifikuar edhe zbatimin e agjendës së reformave evropiane.
Tutje Haradinaj tha se falë angazhimit serioz të institucioneve janë finalizuar prioritetet kyçe të ERA1, transmeton Indeksonline.
Këto komente Haradinaj i bëri në takimin e rregullt të Këshillit Ministror Europian.

Postimi i plotë:
Dinamika e shtuar në qeverisje ka intensifikuar edhe zbatimin e agjendës së reformave europiane. Falë angazhimit serioz të institucioneve janë finalizuar prioritetet kyçe të ERA1. Me pakon e ligjeve që fuqizon reformën në drejtësi, dhe atë të Reformës së Administratës Publike, është vendosur themeli rregullativ i funksionimit të shtetit. Në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Europian kërkova ndërveprim institucional dhe dinamikë të shtuar implementuese të kritereve, që etapa e dytë e Agjendës së Reformës Europiane (ERA) të përmbushet në afat optimal.
RH

