75 Mall Live Search
14:15 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Haradinaj kërkon nga institucionet përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga vershimet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vërshimeve që kanë ndodhur ditën e sotme, duke kërkuar intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara, transmeton IndeksOnline.

Ai shprehet i shqetësuar, rreth gjendjes së krijuar dhe dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Gjakovë dhe Rahovec. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

‘’ I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe  Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore’’, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe  Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Njëkohësisht, kërkojmë intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.