Haradinaj kërkon nga zv/presidenti PE-së t’ua tregoj të vërtetën e Kosovës të gjithëve
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ka kërkuar ndihmën e zëvendëspresidentit të PE-së, Rainer Wieland për të treguar të vërtetën e Kosovës.
Këto deklarata Haradinaj i tha gjatë një konference të përbashkët me zv/presidentin e PE-së.
“Nuk ka dilemë që biseduam edhe për çështjen e liberalizimit të vizave të dinamikave të mundshme. Për mua është shumë me rëndësi pra përkrahja e Gjermanisë, përkrahja e z.Wieland, ia kërkova ndihmën që ne jemi vend i vogël, ne e kemi zor me ia shpjegua Gjermanisë e Brukselit të vërtetën për ne, e ia kërkova edhe një herë ndihmën që të vazhdon me iu tregua të vërtetën e Kosovës të gjithëve”, tha Haradinaj.
Gjithashtu, është bërë e ditur se Kosova dhe Gjermania kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim të nxënësve, ku ata kosovarë do të shkojnë në Gjermani dhe ata të Gjermanisë do të vijnë në Kosovë.
Në fund të takimit, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i ka dhuruar kryeministrit një tren. Ndërsa, kryeministri i ka dhuruar hartën e artë të Kosovës, raporton KosovaPress.