75 Mall Live Search
11:28 / E Diele, 18 Janar 2026 / B XH

Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Procesi i këtyre zgjedhjeve është lënduar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas daljes në pah të manipulimit me vota për kandidatët për deputetë gjatë rinumërimit që po bëhen në disa komuna të Kosovës.

Sipas tij, rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit, raporton IndeksOnline.

Ai ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.

“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur habi se qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje ende.

“Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh.  Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: