75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 11 Mars 2021 / AR

Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave: Kriminelët të shkojnë në burg!

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj është deklaruar për media pas kësaj mbledhje.

Ai kërkon rinumërim të plotë të votave, teksa thotë që kriminelët e votës duhet të shkojnë në burg.

“Kërkojmë që kriminelët e votës të shkojnë në burg, për këtë arsye ne kërkojmë rinumërim të plotë të votave me prezencën e hetuesisë dhe Prokurorisë që të vërtetohet e vërteta. Ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor apo përqindjen tonë apo përqindjen e partive të tjera, dhe nuk ka pse dikush me dal kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime”, tha Haradinaj./Indeksonline/