75 Mall Live Search
19:51 / E Premte, 29 Mars 2024 / FR

Haradinaj: Koalicioni ynë i ka dhënë Kosovës alternativë serioze

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerë të tjerë, i kanë dhënë Kosovës një alternativë serioze të cilët e presin qytetarët.

Këto komente, Haradinaj i bëri në një iftar, i cili ishte thirrur nga Forumi Intelektual E30, bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit të AAK-së.

“Sot, kur Kosova gjendet në një pozitë të pashpresë, koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën e presin qytetarët, të angazhuar për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar, të integruar në strukturat euro-atlantike e në partneritet të ngushtë me BE dhe ShBA”.

“Para vetes kemi shumë punë e përgjegjësi, tema që kërkojnë trajtim me shumë kujdes e maturi. Kosova do të bëhet ashtu siç e meriton qytetari”, tha Haradinaj.