14:55 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj konfirmon marrëveshjen me PSD-në për dialog

Ramush Haradinaj e ka konfirmuar marrëveshjen me partinë opozitare, Partia Socialdemokrate për votimin e rezolutës të kësaj partie për dialogun.

Kryeministri ka thënë se nuk e di nëse kjo çështje do të kryhet sot, por nëse jo, kjo pritet të kryhet në ditët e ardhshme.

“Ka konsensus mas partive që janë pjesë e Qeverisë dhe PSD-së rreth çështjes së dialogut. Nuk e di nëse sot ka kuorum për të përfunduar kjo çështje, por nëse jo do të kryhet në ditët në vijim” ka thënë Haradinaj.

Rezoluta e PSD’së kërkon përfshirje të opozitës në negociatat me Serbinë.

Sipas kësaj reëzoluta që po pritet të votohet, Shpend Ahmeti do të ishte bashkëkryesues i delegacionit me Fatmir Limajn.

Seanca e paraparë për të filluar në orën 14:00 nuk ka filluar ende për shkak të mungesës së disa deputetëve./Indeksonline/