12:02 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / k.v

Haradinaj: Kontribuoni në procesin e dialogut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku temë diskutimi është dialogu me Serbinë, propozoi që të gjithë të bashkëpunojnë në këtë çështje.

“Jepeni ju vendimin për procesin, merrni procesin, mos mendoni që në këtë kohë mund t’i lajmë llogaritë me njëri tjetrin, llogaritë e brendshme politike vazhdojnë tërë jetën, por në këto tema të ndjeshme si kjo analizone si ta nxjerrim temën në këtë kohë. Ju kisha lutë keni kujdes, të gjithë vendimmarrësit, qofshin të nivelit botëror, qofshin të kontinentit tonë, nëse e kanë paraparë një kohë të caktuar për temën tonë, në fund do të ja japin një epilog kësaj teme, në fund të kohës së caktuar, ne do të jetojmë me atë epilog”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se në fund duhet pranuar epilogu i kësaj çështje, prej kujtdo që i është lënë në duar ky proces.

“Nëse nuk e japim kontributin tonë, në duar të kujtdo që e leni, nëse e leni në duar të qeverise ose institucioneve do të jetoni me kontributin që e kanë dhënë institucionet. Nëse hyni edhe vet merrni përgjegjësi do të jetojmë me kontributi në e kemi dhënë të gjithë”, tha ai

Debati për dialogun është duke vazhduar ende në Kuvendin e Kosovës dhe kjo ëshë bërë me kërkesë të PSD-së./Indeksonline/