Haradinaj: Korrupsioni është çështje që na prek që 20 vjet, është e pakuptimtë me dalë me fushata të tilla
Kryeministri në dorëheqje njëherësh kryetari I Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës është deklaruar pas takimit që pati me partnerin e koalicionit, kryeartin PSD-së, Shpend Ahmeti.
Haradinaj tha se ishte një ndjenë e mirë të behet ky takim dhe të jepet vlerësimi që jemi te gatshëm për zgjedhje.
Haradinaj gjithashtu u shpreh i bindur se do të jenë fitues, percjell Indeksonline.
“Unë besoj që do të jemi fitues në zgjedhjet e 6 tetorit”
“Me 7 shtator në Prishtinë do të nisim së bashku ofertën tonë për qytetaret, do të kemi një takim të përbashkët dhe do të paraqesim vizionin tonë qeverisës”
“Ne po punojmë për me I fitu zgjedhjet edhe ta përfaqësojmë një koncept të qeverisë së ardhshme”, tha ai
Ndërsa lidhur me fushatën e PDK-së, lufta kundër korrupsionit, Haradinaj tha se është një qasje e gabuar pasi ky problem është qe 20 vjet në Kosovë.
“Korrupsioni është çështje që na prek që 20 vjet edhe është e pakuptimtë me dalë me fushata të tilla”, tha Haradinaj./Indeksonline/