Haradinaj: Kosova do të veprojë kundër trafikimit me qenie njerëzore, kontrabandës së drogës dhe armëve
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të veprojë kundër rreziqeve që kanë të bëjnë me trafikimin e qenieve njerëzorë, kontrabandën e drogës dhe armët.
Haradianj tha se këto rreziqe që përmes Ballkanit po rrezikojnë Europën, do të kundërshtohen nga Kosova, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda e drogës dhe armëve përmes Ballkanit po rrezikon Europën. Kosova do të veprojë kundër këtyre rreziqeve permanente për rajonin dhe Europën.
RH