19:38 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / MSH

Haradinaj: Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në vazhdën e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.

Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës. 

“Në takim me z. Muzurovic theksova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin e saj në NATO”, ka shkruar Haradinaj.