09:57 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Projekti i Qytetit Ekonomik Amerikan iu prezantua kryetarit të Des Moines

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Kryetarin e Des Moines, Iowa, Frank Cownie.

Haradinaj ka thënë se përcaktimi për miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të po dëshmohet çdo herë me projekte konkrete, sic është edhe me Qytetin Ekonomik Kosovaro-Amerikan, transmeton Indeksonline.

“Kosova është me fat që ka zhvilluar partneritet të qëndrueshëm me ShBA-të përgjatë viteve dhe dëshmia më e mirë është shteti i Ioëas”, ka shtuar mes të tjerash Haradinaj.

Postimi i plotë:

Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro – Amerikan, për të cilën, si Qeveri po punojmë në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tonë. 
Këtë rast unik bashkëpunimi, pata kënaqësinë t’ia paraqes edhe Frank Coënie, Kryetar i Des Moines, Ioëa, të cilit i tregova për mundësitë eshumta që ofron Kosova, për investitorët amerikan. 
Baza e mirë ligjore, lehtësirat fiskale, shtrirja gjeografike e Qytetit Ekonomik Kosovaro – Amerikan, resurset natyrore dhe humane dhe infrastruktura rrugore, janë arsye të mjaftueshme për ndërmarrësit e përtej Atlantikut, që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë. 
Kosova është me fat që ka zhvilluar partneritet të qëndrueshëm me ShBA-të përgjatë viteve dhe dëshmia më e mirë është shteti i Ioëas.

RH