08:42 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.

Ai tha se Amerika është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë, transmeton Indeksonline.

I pari i qeverisë tha se Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes.

Postimi i plotë:

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, iu përcjellë urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan. ShBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë. Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur.

RH