Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë konferencë për media ai hodhi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Haradinaj tha se Kurti është njeriu e spiuni i shtetit serb.
“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marrë vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, u shpreh Haradinaj.
Kështu u shpreh ai, pas raportimeve se terroristi Milan Radojçiq ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale, nga ku dhe janë përjashtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/