75 Mall Live Search
15:49 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të ShBA-ve

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të ShBA-ve.

Haradinaj dënoi sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe vlerësoi këtë sulm si akt të rëndë e agresioni ndaj ShBA-ve.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës qëndron përkrah Amerikës, në ofrimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Postimi i plotë:

Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.
E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.
Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.
Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë.

RH