09:52 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova, shtëpi e malazezeve dhe gjithë atyre që jetojnë këtu!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në hapjen e Qendrës Zhvillimore Malazeze në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Kosova është shtëpi edhe e malazezeve dhe gjithë atyre që jetojnë këtu.

“Kosova është shtëpia juaj, ne jemi bashkë në shtëpinë tonë. Dhe Kosova do të jetë shtëpia e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Kemi shumë lidhje të ndërsjella me malazez, por mjafton me kujtu, zotri Zogoviq, një shkrimtar i mirë që ka lansu vlerat e shqiptarëve. Historia s’ka qenë e lehtë për popujt e ballkanit, jemi në dritë, në paqe, jemi fqinjë dhe aleat. Kosova e Mali i Zi do të jënë aletat përgjithnjë”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq./Indeksonline/