75 Mall Live Search
18:58 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Kot e patën partiakët në Kosovë, nana Amerikë më shpërbleu me vizë të përjetshme

Përfaqësuesi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj nuk ka hezituar të tallet me partitë politike që sipas tij u bashkuan për t’i pamundësuar shkuarjen në Amerikë, shkruan Indeksonline.

Ai renditi partitë që tha se u bën bashkë t’ia ndalonin shkuarjen në Amerikë, duke shtuar se ‘nana Amerikë’ e shpërbleu me vizë të përjetshme.

Postimi i plotë:

Kuvendi si kurrë më parë i bashkuan forcat e LDK’së, AAK, PDK, Lista Serbska, VV, Nisma, dhe Šesplusit, i tako dalje, më denuan? Ndërsa nana Amerikë më shpërbleu m’e vizë të përjetëshme….!!!

Qudi, apo rastësi?!